Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur këtë të hënë në Veternik të Prishtinës.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident./Gazeta Enigma/