Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Gllamnik.



Rastin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit me njësiti i trafikut ka dalë në vendin e  ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles