Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, gjersa nga 7 mijë e 123 testime, një mijë e 822 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 668 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 216.521.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 238.061 raste pozitive dhe 8.062 të vdekur.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 13.478.

Related Articles