Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për tre vdekje dhe 49 raste të reja nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, derisa 346 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK-ja, ka bërë të ditur se numri total i rasteve të reja ka arritur në 106.538, i të shëruarve ka shkuar në 98.223, ndërsa 2.213 vdekje janë regjistruar deri më tani.
Tutje, IKSHPK-ja ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër COVID-19.