Një tren ka dalur nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë. Asnjë person nuk është lënduar si pasojë.
Kështu ka njoftuar, Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.
Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.
“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët. Fatmirsisht pa të lënduar”.
Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim. /Gazeta “Enigma”/