Trent-Arnold flet për momentin me Granit Xhakën: Bëra që tifozët të ‘shpërthenin’

Trent-Arnold flet për momentin me Granit Xhakën: Bëra që tifozët të ‘shpërthenin’

Skuadra e Liverpoolit mori një pikë të vlefshme ndaj Arsenalit në raundin e 30-të në Premier League, pas barazimit në “Anfield” 2 me 2.

Gjatë pjesës së parë, mbrojtësi Alexander Arnold pati një moment me mesfushorin shqiptar, Granit Xhakën.

Ata u shtynë mes vete dhe bëri që turma në “Anfield” të shpërthente dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse mbrojtësi anglez u kap me shqiptarin.

“Mendoj që në ndeshje të tilla nuk është asgjë e keqe. Ai më shtyu dhe unë reagova. Dhe bëra mirë, sepse tifozët ‘shpërthyen’ pastaj”, ishte përgjigja e Trent-Arnold pas ndeshjes.

Arsenali me këtë barazim tani është gjashtë pikë para Manchester Cityt, që kjo e fundit ka nëj ndeshje më pak të zhvilluar.

Related Articles