Trepça ’89 është rikthyer te fitoret në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1.
Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, ku vetëm pas gjashtë minutash lojë kaluan në epërsi.
Një aksion i bukur i vendasve bëri që Oyekanmi të gjendet bukur në zonë dhe nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë ishte më e qetë nga vendasit të cilët mbroheshin dhe klinasit kërkonin me ngulm golin e barazimit.
Por në minutën e 80-të erdhi edhe goli i dytë në këtë takim përsëri me vendasit që shënuan. Ishte kapiteni i ‘minatorëve’ Ardian Muja që realizoi gol të bukur për 2-0.
Vetëm katër minuta më vonë Haliti i vendasve realizoi gabimisht në portën e tij për rezultatin përfundimtar 2-1.
Me këtë fitore 89-shi ngritët në pozitën e tetë me 29 pikë, derisa Dukagjini ka tre pikë më shumë dhe dy pozita më lartë.
Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do ta zhvilloj në udhëtim te Prishtina, ndërkohë Dukagjini pret Ferizajn në Klinë.