Klubi Futbollistik “Trepça” e ka nisur projektin e ‘rimëkëmbjes’. Me moton “shtrëngohuni”, klubi mitrovicas fillon një etapë të re, e cila ka për qëllim rikthimin e ‘xehtarëve’ në piadestalin më të lartë të futbollit kosovar, raporton Gazeta “Enigma”.
Ish-kampionët e vendit tashmë kanë emëruar në postin e drejtorit sportiv, njërën ndër figurat më emblematike të futbollit kosovar, Rafet Prekazin.
Prekazi është prezantuar në ambientet e klubit nga presidenti Nexhmedin Haxhiu, i cili ka thënë se kjo është vetëm nisma e një projekti, i cili për qëllim ka rikthimin e Trepçës në Superligën e Kosovës.
Ndërkohë, Prekazi është shprehur i lumtur që është rikthyer në folenë e vjetër, ndërsa premton se do të angazhohet për rikthimin e mitrovicasve në elitë.
Lexo informacionin e plotë:
Kujtojmë që Prekazi më parë ishte ish-selektor i Kosovës U21, teksa për një vit ushtroi edhe postin e drejtori sportiv te Sport Club Gjilani.
Prekazi gjithashtu ishte pjesë e disa klubeve kosovare si shef i shtabit teknik. /Gazeta Enigma/