KB Trepça e ka fituar për herë të parë trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare në Ligën Unike.
Mitrovicasit shënuan fitore të lehtë në finalen e zhvilluar sonte, kundër Tiranës.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 52:92.
Andrew Gordon dhe Erjon Kastrati me nga 16 pikë, ishin më meritorët në këtë triumf të “Xehetarëve”.
Seta Brown-Carter me 15 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te Tirana.
Kujtojmë se Trepça në finale kaloi pas fitores 72:68 kundër Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, teksa Tirana kaloi direkt në finale pasi kundërshtari gjysmëfinal, Vllanzia, u tërhoq.