Tri duele të zjarrta zhvillohen në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Tri duele të zjarrta zhvillohen në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 17-të që janë në program për t’u zhvilluar.

Ditën e sotme na presin tre super duele, me kampionin në fuqi Ballkanin që është nikoqir i Ferizajt.

Lideri aktual i kampionatit, Drita është nikoqir i Malishevës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Por padyshim që sfida më e nxehtë e kësaj xhiro zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Gjilanin.

Të gjitha duelet e ditë së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 13:00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles