Tri gra të vrara në sulmin me thikë në Gjermani

Tri gra të vrara në sulmin me thikë në Gjermani

Në sulmin me thikë në Würzburg të Gjermanisë janë vrarë tri gra!

I dyshuari 24-vjeçar, një emigrant somalez, mori një thikë kuzhine në një dyqan, duke sulmuar personat brenda e tij, e më pas edhe jashtë. Nga ai sulm u plagosën pesë gra dhe një fëmijë, shkruan BBC.

Policia tha se i dyshuari ishte psiqikisht i paqëndrueshëm. Ai ka qenë i akuzuar për tre vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje në tentativë si dhe shkaktim i dëmtimeve të rënda trupore.

Burri dyshohet se me thikë theri dhe vrau një shitëse dhe dy gra të tjera në dyqan, e më pas plagosi pesë gra të tjera dhe një fëmijë në rrugë.

Related Articles