Tri mungesa të mëdha te Drita për derbin me Ballkanin

Tri mungesa të mëdha te Drita për derbin me Ballkanin

Drita ka konfirmunar tri mungesat e mëdha të Ardian Nuhiut për ndeshjen kundër Ballkanit që zhvillohet të enjten në Suharekë.

Në konferencën për media të mbajtur sot të klubit gjilanas është njoftuar për këto mungesa.

Muharrem Jashari, Astrit Fazliu dhe Arbnor Muja nuk do të jenë në dispozicion për trajnerin Ardian Nuhiu.

Për këtë sfidë, përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Faton Maloku, të cilët vlerësuan kundërshtarin dhe ndeshjen e cilësuan si derbi të vërtetë.

“Nesër na pret një përballje e fortë, një kundërtshtar që ka bërë një vit të mirë si në aspektin taktik, me mbrotje si grup dhe agresiv e tranzicion të shpejtë në sulm. Ata janë përmirësuar si skuadër, me futbollistë cilësor individual që dijnë të bëjnë diferencën. Por, unë besoj te skuadra jonë, thjesht do të kërkoj që të jemi vetvetja dhe lojën tonë apo atë filozofinë tonë ta shtrijmë në ndeshje. Pres të jetë ndeshje e mirë sepse të dyja skuadrat kemi kualitetet tona dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

Related Articles