Sot nis java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë tre përballje tejet interesante.
Nga ora 13:00, tre herë kampioni i Kosovës do të jetë nikoqir i Gjilanit.
Në të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës e Re – Malisheva.
Një tjetër ndeshje interesante do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:30.

