Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Gjakovë janë raportuar tri raste të dhunës familjare.
Një grua përmes telefonit e ka kanosur ish-burrin e saj.
Dy prindër janë arrestuar pasi dyshohet se kanë bërë presion ndaj vajzës së tyre, ndërsa vajza nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi dhe është vendosur në strehimore.
Rasti i tretë po ashtu ka të bëjë me kanosje përmes telefonit, ku burri i cili jeton në Gjermani ka kanosur gruan e tij. Viktima së bashku me fëmijët e saj është vendosur në vend të sigurt. /Gazeta Enigma.