Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit në vend janë raportuar tri raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta “Enigma”.
Një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe dy raste të tjera në qytetin e Gjakovës.
Policia ka arrestuar katër persona në lidhje me këto raportime.
“Fushë Kosovë 28.11.2024-23:50. Me 03.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
“Gjakovë 03.12.2024 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër (bashkëshort), pasi që ishin përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.
“Gjakovë 03.12.2024-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar familjaret duke krijuar probleme në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/