Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Poklek i Ri, në komunën e Drenasit, ku katër persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve, personat e lënduar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa në aksident janë përfshirë tri vetura, njofton Gazeta Enigma.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa me rastin tashmë po merren hetuesit nga policia e trafikut, për të zbardhur detajet e aksidentit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës./GazetaEnigma/