Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka triumfuar ndaj Dritës në derbin e madh.
Suharekasit triumfuan me rezultat 0 me 1. Ishte një ndeshje që nuk prodhoi shumë, por që skuadra e Ilir Dajës doli në fund me pikët e plota.
Solomon shënoi golin e fitores pas një aksioni në minutën e 70-të. Kjo është fitorja e dytë e Ballkanit ndaj Dritës në këtë edicion.
Trajneri Daja u deklarua shumë i kënaqur pas fitores në këtë takim.
“Ishte një ndeshje e vështirë, një atmosferë shumë e bukur. Ishim përballë një ekipi që është një nga ekipet më të mira në Kosovë. E dinim se do të ishte shumë e vështirë, ne ishim në ekuilibër gjatë gjithë ndeshjes. Kjo fitore na jep një motivim më shumë. Kemi kushte shumë të mira klubi që më mundësojnë të punoj ashtu siç dua”, tha Daja.