Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Korminjan të Komunës së Ranillugut.
Gazeta Enigma ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, e ka konfirmuar rastin.
Osmani ka bërë të ditur se rasti është raportuar sot, më 19 gusht 2026, rreth orës 17:20, kur Policia ka pranuar informatën se në oborrin e shtëpisë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë femërore, shtetase e Republikës së Kosovës, e lindur në vitin 1973.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Sipas të dhënave dhe veprimeve të para hetimore, dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke vazhduar veprimet hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
“Më datën 19.08.2026 rreth orës 17:20, kemi pranuar informatën se në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Korminjan i Komunës së Ranillugut, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë femërore shtetase e Republikës së Kosovës, e vitit të lindjes 1973. Pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor. Nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Bazuar në të dhënat dhe veprimet e para hetimore, dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetues Policor nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” ka thënë Valon Osmani për Gazetën Enigma.
Gazeta Enigma do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.
