Punëtorët e varrezave në Berat janë përballur me një ngjarje horror ditën e sotme, pasi kanë gjetur kafkën e një gruaje brenda një qeseje plastike.
Ndërsa ishin duke punuar, puntorët u hasën me një ngjarje të pazakontë, pasi fare pranë varrezave gjetën një kaftë të dekompozuar që i përkiste një gruaje, e cila ishte hedhur në rrugë.
Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.
Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.
Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.