Valon Berisha largohet nga Australia, rikthehet në kampionatin Francez

Valon Berisha largohet nga Australia, rikthehet në kampionatin Francez

Valon Berisha nuk do të jetë pjesë e Melburne Cityt për sezonin e ardhshëm.



Futbollisti kosovar pas një viti në kampionatin Australian, do të rikthehet në Francë, te skuadra e Reims.

Berisha ishte i huazuar te Melburne City, dhe klubi ka njoftuar nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

30-vjeçari zhvilloi 27 ndeshje me skuadrën e Melburne, ku shënoi një gol dhe bëri shtatë asistime në këtë sezon.

Berisha do të rikthehet te Reims, ku ka kontratë deri në vitin 2024.

Related Articles