Trump: Hamasi duhet të çarmatoset, ose i çarmatosim ne

Trump: Hamasi duhet të çarmatoset, ose i çarmatosim ne

Presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëroi Hamasin se duhet të çarmatoset ose “ne do t’i çarmatosim ata”.

“Ata thanë se do të çarmatoseshin, dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim ata”, u tha Trump gazetarëve.

I pyetur se si do ta bënte këtë, Trump tha: “Nuk kam pse ta shpjegoj këtë për ju, por nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim ata. Ata e dinë që unë nuk po bëj lojëra”.

Trump tha se kjo mund të ndodhë “shpejt dhe ndoshta me dhunë”.

I pyetur për një afat kohor për çarmatimin, Trump tha se do të ishte “një periudhë e arsyeshme kohe. Mjaft shpejt” por nuk dha hollësi të tjera.

Related Articles