Trump i bindur: Irani 100% do të ndalojë pasurimin e uraniumit

Trump i bindur: Irani 100% do të ndalojë pasurimin e uraniumit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të martën se është i bindur që Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe do të heqë dorë nga çdo përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore, pavarësisht se negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të bllokuara.

“100% ata do të ndalen”, ka thënë Trump gjatë një interviste në emisionin “Sid and Friends in the Morning” të WABC, kur është pyetur nëse beson se Irani mund të parandalohet nga pasurimi i uraniumit dhe ndërtimi i një bombe.

“Unë merrem me ta”, ka deklaruar Trump. “Dhe ata thanë se do ta marrim pluhurin. Unë e quaj pluhur bërthamor sepse është i përshtatshëm. Dhe do ta marrim”.

Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të nxitojnë drejt një marrëveshjeje.

“Nuk do të nxitohemi për asgjë, kemi një bllokadë”, ka thënë Trump.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Trump deklaroi se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit është në “mbështetje masive të jetës”, pas kundërpropozimit të fundit të Teheranit, të cilin ai e cilësoi si “thjesht të papranueshëm”.

Related Articles