Trump i ‘zemëruar’ me Putinin, kjo është arsyeja

Trump i ‘zemëruar’ me Putinin, kjo është arsyeja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka thënë se është i zemëruar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që po vë në pyetje besueshmërinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton “The Guardian”, përcjellë Gazeta Enigma.

“Nëse Rusia dhe unë s’jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje për ta ndaluar gjakderdhjen në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendosë tarifa të tjera për naftën, për të gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump për “NBC”. 

Sanksionet ndaj Rusisë do të ishin se “nëse ju blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në SHBA”, tha Trump. 

“Do të ketë tarifë 25 për qind për të gjithë…për të gjithë naftën, një tarifë 25 deri 50 për qind për të gjithë naftën”, tha Trump. 

Ai tregoi se planifikon të flasë me Putinin javën e ardhshme. 

Trump tha se thirrja e Putinit për një lidership të ri në Ukrainë nënkupton se një marrëveshje paqeje mund të vonohej. 

“Udhëheqësia e re do të thotë se nuk keni një marrëveshje për një kohë të gjatë, apo jo?” – tha Trump. “Mund të thuani se isha shumë i zemëruar, i inatosur, kur Putini tha dje se…e dini, kur Putini fillonte të hynte te besueshmëria e Zelenskyt, sepse kjo nuk po shkon në vendin e duhur, e kuptoni?”

Ai gjithashtu tha se SHBA-ja do ta ndëshkojë Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor. 

“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, tha Trump, ndërsa shtoi se do të vendosë “tarifë dytësore” po ashtu. 

Related Articles