Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se mund të përdorë forcën ushtarake për të marrë nën kontroll Grenlandën.
“Ne do të marrim Grenlandën. Po, 100 për qind”, ka thënë Trump në një intervistë për NBC.
“Ka një mundësi të mirë që mund të bëhet pa forcë ushtarake”, ka thënë ai duke shtuar se megjithatë nuk përjashton as mundësitë e tjera, raporton Politico, transmeton Gazeta Enigma.
“Unë nuk heq asgjë nga tavolina”, është shprehur Trump.
Në anën tjetër, qeveria e Grenlandës ka njoftuar një marrëveshje për një koalicion midis demokratëve të Grenlandës dhe partive të tjera.
Obsesioni i Trumpit me ishullin strategjik dhe të pasur me minerale është forcuar në javët e fundit. Ai e ka bërë marrjen e Grenlandës nën kontroll, një prioritet kryesor të sigurisë kombëtare.
Trumpi ka thënë se SHBA-ja duhet ta ketë territorin nën kontroll “për të siguruar pozicionin e saj në Arktik”.