Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, ky është vendimi i Gjykatës

Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, ky është vendimi i Gjykatës

Një gjykatës federal tha të enjten se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së marrjes së shtetësisë për shkak të lindjes në Amerikë, ishte “hapur jokushtetues” dhe se ai po lëshonte një urdhër të përkohshëm për ta bllokuar atë.

Gjykatësi John Coughenour, i emëruar nga Ronald Reagan dhe që shërben në Seattle, miratoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Washington-it, Nick Brown, dhe tre shteteve të tjera të drejtuara nga demokratët për urdhrin emergjent që ndalon zbatimin e politikës për 14 ditët e ardhshme, ndërsa vazhdojnë debatet ligjore.

“Kam qenë në gjykatë për mbi katër dekada. Nuk mund të kujtoj një rast tjetër ku pyetja e paraqitur ishte kaq e qartë,” tha Coughenour. “Ku ishin avokatët” kur u mor vendimi për të nënshkruar urdhrin ekzekutiv, pyeti gjykatësi. Ai tha se e kishte “turbulluar” mendjen fakti që një anëtar i avokatisë mund të pretendonte se urdhri ishte kushtetues.

Shtetet e drejtuara nga demokratët po kërkojnë një urdhër të përkohshëm ndalimi, pasi argumentojnë se urdhri ekzekutiv i Trump-it është një shkelje e hapur e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili garanton shtetësinë për të gjithë fëmijët e lindur në tokën amerikane dhe që i nënshtrohen juridiksionit të saj

Një avokat i shtetit të Washington-it, Lane Polozola, i tha gjykatësit se “lindjet nuk mund të ndalen” ndërsa gjykata shqyrton çështjen.

Related Articles