Trump thotë se armëpushimi në Gaza është ende në fuqi

Trump thotë se armëpushimi në Gaza është ende në fuqi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se armëpushimi në Gaza është “ende në fuqi”.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One pas kthimit të tij nga Mar-a-Lago, presidenti amerikan la të kuptohej gjithashtu se udhëheqja e Hamasit nuk ishte e përfshirë në ndonjë shkelje të dyshuar, duke fajësuar në vend të kësaj “disa rebelë të brendshëm”.

“Në çdo rast, situata do të trajtohet me vendosmëri dhe me kujdes,” u shpreh Trump.

Një ditë më parë, Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza pasi akuzoi Hamasin se ka shkelur armëpushimin. Sipas një zyrtari ushtarak izraelit, grupi islamist shënjestroi forcat izraelite përtej vijës së verdhë, ku ata janë zhvendosur në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.

Ndërkohë sot pritet të shkojnë në Izrael i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ndërsa zëvendëspresidenti J.D. Vance do të zbarkojë në vend të martën, tha një zyrtar amerikan për Times of Israel. Të tre do të takohen me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë izraelitë gjatë vizitës së tyre për të promovuar më tej armëpushimin e Uashingtonit në Gaza, shtoi zyrtari.

“Ruajtja e armëpushimit në Gaza do të jetë e ndërlikuar. Do të ketë raste kur Hamasi do të hapë zjarr ndaj Izraelit. Izraeli do të duhet të përgjigjet, padyshim. Ne ende besojmë se këto janë shanset më të mira për një paqe të qëndrueshme, por do të ketë ulje-ngritje dhe ne do të duhet të monitorojmë situatën”, theksoi Vance.

Related Articles