Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se “po zhvillohen biseda shumë të mira” me Iranin dhe e përshkruan Iranin si një vend që sillet “pak i lezetshëm, siç ka bërë për 47 vjet”.
Trump thotë se udhëheqësit iranianë duan të mbyllin Ngushticën e Hormuzit, por SHBA-ja nuk do t’i lejojë ata të “na shantazhojnë”.
ShBA po mban një qëndrim të ashpër, shton ai, shkruan BBC.
Presidenti thotë se do të ketë “disa informacione deri në fund të ditës” mbi Iranin, por ai nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të drejtpërdrejtë në lidhje me konfliktin para se të mbaronte seanca.
