Trumpi paralajmëron goditje “shumë më të fortë” ndaj Iranit, nëse Teherani hakmerret

Trumpi paralajmëron goditje “shumë më të fortë” ndaj Iranit, nëse Teherani hakmerret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se sulmet më të reja të vendit të tij ndaj Iranit janë hakmarrje për “përpjekjen e dështuar” për të vendosur mina ujore në Ngushticën e Hormuzit dhe për sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane në Jordani.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se, nëse Irani hakmerret kundër sulmeve të reja amerikane, “ata do të goditen përsëri në nivel shumë të më fortë dhe më të lartë, por nuk do të jetë sulmi më i madh nga të gjithë, ai është duke pritur në krahë dhe, kur të marrë fund, do të mbetet shumë pak nga Republika Islamike e Iranit”, raporton gazeta “The Guardian”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Rojës Revolucionare të Iranit, Sardar Mohebi, tha se Shtetet e Bashkuara “do të pendohen për sulmet e reja”.

“Ndëshkim i ashpër i pret agresorët dhe Amerikan do të pendohet për sulmet e reja të saj” – shkroi ai në rrjetin X.

Në qytetin bregdetar iranian, Bandar Abbas, si dhe në ishullin Qeshm, u raportua se janë dëgjuar shpërthime të reja. Për shpërthime u raportua edhe në ishullin Lavan.

Related Articles