Analisti Nexhmedin Spahiu, ka folur për deklaratën e tij në rrjete sociale ku tha se “e propozon veten për President”.
Spahiu tha se ai ka thënë se nëse do të ishte president do t’i siguronte Kosovës njohje nga Serbia, Rusia dhe Kina.
“Unë kam thënë çfarë do bëja nëse kisha qenë. Unë e garantoj që gjatë mandatit e marrë njohjenn nga Serbia, Rusia dhe Kina dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ai.
