Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të mbarojë shpejt dhe ka thënë se shumica e njerëzve “e kuptojnë” qëllimin e tij për t’u dhënë fund ambicieve bërthamore të Teheranit.
Komentet e tij vijnë pasi Irani ka thënë se një propozim i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës “është ende duke u shqyrtuar”.
Agjencia amerikane e lajmeve Axios ka raportuar se Shtëpia e Bardhë beson se mund të jetë duke u afruar me një memorandum mirëkuptimi prej 14 pikash me Iranin, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore.
Një anëtar i lartë i parlamentit të Iranit e ka hedhur poshtë atë si një “listë dëshirash”, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ka thënë se Teherani do të ndajë pikëpamjet e tij për propozimin e SHBA-së me ndërmjetësit pakistanezë.
Ministri i jashtëm i Pakistanit ka thënë ndërkaq se vendi i tij po “përpiqet ta shndërrojë këtë armëpushim në një përfundim të përhershëm të kësaj lufte”.
Në raportin e tij, Axios e përshkruan memorandumin si një dokument 14 pikash, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore.
