Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se kthimi bruto nga investimet përgjatë muajve janar-qershor ka arritur në 108 milionë euro, kurse asetet e fondit janë rritur për 177 milionë euro, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Trusti ka thënë se kjo performancë pozitive erdhi “si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe”.
“Njëkohësisht investimet në Kosovë kanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.
Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet”, thuhet në njoftim.Reklamë
Njoftimi i plotë:
➕ 108 milionë euro nga investimet në gjashtëmujorin e parë
???? Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës arriti performancë tejet të kënaqshme edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kthimi bruto nga investimet përgjatë janar-qershor 2021 arriti në +108 milionë euro, kurse asetet e fondit u rriten për 177 milionë euro dhe arritën në 2.17 miliardë euro.
⚪️ Kjo performancë pozitive erdhi si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe. Këtë vit institucioni ka drejtuar investime në instrumente të reja financiare, për t’i dhënë edhe më shumë diversitet, e rrjedhimisht shpërndarje riskut investues, por edhe synuar kthim sa më të lartë.
???? Njëkohësisht investimet në Kosovë kanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.
???? Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet.
???? Gjatë këtij gjashtëmujori u përmbyll me sukses edhe procesi i tërheqjes së 10%-shit, përmes të cilit 427,363 kontribuues i tërhoqën mbi 198 milionë euro, me fitim mesatar prej 24.2%.