Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër

Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e kupton se pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar atij, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në iniciativën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.

Por Rama tha se e di se për çfarë arsye nuk po merr pjesë Kosova në iniciativën që tani ka ndryshuar emër.

LEXO EDHE: Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër

“E di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe ta bëjnë maksimumin për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po zhvillohet në Shkup.

Ai tha se e shkuara duhet të lihet pas dhe se ajo nuk duhet ta determinojë të ardhmen.

“E shkuara nuk mund të diktojë se sa rritemi ekonomikisht. Përkundrazi, e ardhmja duhet ta diktojë. E shkuara nuk mund ta diktojë se sa zhvillohemi në të gjitha aspektet”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar tha se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet nëse shikohet nga e kaluara.

“Ne jemi këtu për të ardhmën dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të së shkuarës që do të zgjidhet në të ardhmen”, deklaroi Rama.

Për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos iu bashkuar kësaj nisme, foli indirekt edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se disa mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Related Articles