Tuchel: Lukaku kërkoi falje dhe tashmë është rikthyer në ekip

Tuchel: Lukaku kërkoi falje dhe tashmë është rikthyer në ekip

Thomas Tuchel konfirmoi se Romelu Lukaku është “rikthyer” në skuadrën e Chelseat .

“Së pari jemi të lumtur që morëm kohë për të folur me qetësi. Kështu bëmë. Ai kërkoi falje dhe u rikthye në skuadër”, tha trajneri i bluve duke folur para ndeshjes gjysmëfinale në Carabao Cup kundër Tottenhamit.

“Ishte e qartë se ne donim të kuptonim që ai nuk e bëri qëllimisht. Gjithashtu, kjo është hera e parë që e bën këtë”, shtoi trajneri gjerman. “Kurrë nuk ka pasur as më të voglën sjellje ndaj skuadrës. Ishte hera e parë që e dëgjonim të fliste kështu”, përfundoi Tuchel.

Një deklaratë e ngutshme e Lukaku, ku tha se ‘nuk po ndihet mirë te Chelsea, javën që shkoi, gjatë festave të fundvitit, kishte shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik në Angli.

Related Articles