Një përplasje ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri dhe deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj e që shkak u bënë dy kriminelët e veriut, Milan Radojiçiq e Zvonko Veselinoviq.
Në fjalën e tij, Lekaj i ftoi 110 deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës për ta vizituar veriun së bashku, ndërsa Haziri i VV-së ishte i ashpër me replikë.
Ai i tha se “nëse na tregoni rrugën deri te shpija e Radojiçiqit dhe Veselinoviqit”, mund të shkojnë në veri.
“Është paksa qesharake me u trajtu kështu, a shkojmë 110 në veri, por me kënaqësi kishim shku nëse na kishit tregu rrugën deri te shpija e Radojiçiqit dhe Veselinoviqit, u diskutu që keni shku ma herët, shlirë shkojna aty edhe 110, po shkojmë masi kanë shkuar të tjerë më herët, po shkojmë edhe na bashkë më herët.”, tha Haziri.
Më tutje, i fyer e i ashpër është treguar Lekaj. Ai i tha se është turp të barazohet një komandant (Ramush Haradinaj) me Radojiçiqin.
“Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp, që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin, turp, turp le të vije, sepse ata që s’kanë bërë asgjë për këtë vend flasin lirshëm, turp duhet me të ardhë.”, tha Lekaj.