Të gjitha shkollat në mbarë Turqinë do të mbyllen për një javë për shkak të tërmeteve të fundit, njoftoi të hënën ministri turk i arsimit Mahmut Özer.
Më shumë se dy mijë e 300 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën, shkruan CNN.
Ndryshe, Turqia vazhdon të goditet nga lëkundje të fuqishme të tërmetit.