Në Turqi, presidenti, Recep Tayyip Erdogan e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë që ndodhi në malet Bolu, ku zjarri përfshiu një hotel dhe la të vdekur 76 persona.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se trupat e 45 viktimave u janë dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryhen për të identifikuar të tjerët.
Zjarri kaploi hotelin Grand Kartal në një resort dimëror në malet Bolu.
Të mbijetuarit kanë deklaruar lidhur me rastin, ata kanë thënë se asnjë alarm zjarri nuk u ndez gjatë incidentit.
Aktualisht për këtë incident tragjik janë arrestuar nëntë persona. /Gazeta Enigma