U akuzua për korrupsion, reagon Vuçiq

U akuzua për korrupsion, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj një letre të kongresistëve amerikanë drejtuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në të cilën është kërkuar që Biden të marrë masa dhe e kanë quajtur Serbinë faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor dhe presidentin serb Vuçiq e kanë akuzuar për korrupsion.

Në një letër drejtuar Bidenit, ata janë shprehur të shqetësuar për situatën politike në Serbi dhe ndikimin që një situatë e tillë mund ta ketë edhe në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

“Siç e thatë gjatë vizitës suaj në Beograd në gushtin e vitit 2016, ‘në radhë të parë është në interes të vetë SHBA-së që populli i Serbisë të zhvillohet dhe përparojë’. Rrjedhimisht do të dëshironim të inkurajojmë administratën tuaj që të kërkojë angazhim nga presidenti Vuçiq në luftën ndaj korrupsionit dhe sulmeve ndaj lirisë së shtypit, dy fusha kritike për Serbi demokratike dhe për aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në dokumentin, për të cilin ka raportuar “Vijesti”.

Letra është nënshkruar nga kongresistët Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakoësky, James P. McGovern dhe Mike Quigley.

“Në atë letër thuhet se Serbia është fajtore dhe faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Nëse doni që Serbia të heqë dorë nga populli i saj kudo që gjendet dhe të bëhet faktor stabilizues, atëherë ju them se unë nuk e bëjë këtë. Duhet të mbështesim të drejtën e popullit tonë. Jam krenar për atë që kemi bërë, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Edhe një gjë, do të befasohen kur të shohin numrin e kongresmenëve që do të nënshkruajnë për ‘rezolutën serbe’ në muajin e ardhshëm. Do ta shohin se sa mbështetje ka Serbia. Pyetja për të gjithë ju, më tregoni një llogari kudo në botë në të cilën kam së paku një dollar”, ka thënë Vuçiq, raporton B92.

Sa i përket mosftesës së Serbisë në Samitin për Demokraci që do të mbahet në muajin dhjetor në SHBA, Vuçiq ka thënë se në samite të tilla nuk janë ftuar as Rusia, Kina e Hungaria. / Gazeta Enigma.

Related Articles