U dëmtua në fushën e lojës, Bekaj flet për gjendjen shëndetësore

U dëmtua në fushën e lojës, Bekaj flet për gjendjen shëndetësore

Visar Bekaj u detyrua të lë fushën e lojës në minutat e fundit të ndeshjes përballë Egnatisë, shkruan Gazeta “Enigma”.

‘Gardiani’ kryeqytetas pati një përplasje në fushën e lojës dhe i gjakosur u detyrua ta lë fushën.

Bekajt i’u dha menjëherë ndihma e parë shëndetësore, ndërkohë në vendin e tij për disa minuta e mori futbollisti Përgjoni, i cili bëri një pritje fantastike.

Pasi doli nga spitali ka reaguar vetë futbollisti Bekaj, i cili në llogarinë e tij sociale ka shkruar që gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Ndryshe Bekaj po kalon në një formë fantastike me ekipin e Tiranës, e cila është në garë për të mbrojtur titullin kampion në kampionatin shqiptar.

Sfidën e së hënës, Tirana e fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Egnatias në udhëtim. /Gazeta Enigma/

Related Articles