Policia e Kosovës, ditën e premte ka dënuar një vozitës, i cili më pas ia ka publikuar një fotografi në Facebook zyrtarit nga i cili u gjobit, ku mbishkrimi sipër fotografisë ka pasur përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare.
Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit, njofton Policia.
“I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në Facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare. Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.