U kërcënua kreprokurori Petrit Kryeziu, Zyra e Prokurorit del me njoftim

U kërcënua kreprokurori Petrit Kryeziu, Zyra e Prokurorit del me njoftim

Zyra e Prokurorit të Shtetit, të shtunën përmes një reagimi ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, raporton Gazeta Enigma.

Në reagim thuhet, kërcënimet ndaj Kryeziut janë bërë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore’’, thuhet në reagim.

“Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”.

Related Articles