Një person nga Ferizaj ka raportuar në Polici se dy të dyshuar e kishin mashtruar, pasi i njejti u kishte dhënë para për t’ia punësuar djalin e tij, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri ka arritur të ik pasi që ka vërejtuar vëzhgimin e Policisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij. Policia ka arritur ti identifikoj dy të dyshuarit ku njëri nga ta mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër ka arritur të ikë pasi ka vërejtur vëzhgimin e policisë duke braktisur veturën e tij. Vetura është sekuestruar përkohësisht nga policia. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.