U lëndua si pasojë e rënies së drunjëve për shkak të erërave të forta, kjo është gjendja shëndetësore

U lëndua si pasojë e rënies së drunjëve për shkak të erërave të forta, kjo është gjendja shëndetësore

Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, nën të cilët dyshohet se kanë mbetur dy persona.

Si pasojë e kësaj ka mbetur I vdekur një 30-vjeçar, ndërsa një femër është lënduar. Kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës për Gazetën Enigma.

 Nga emergjenca thonë se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë.

“Për momentin është zgjuar, mirëpo ende nuk ka përfunduar ekzaminimi. Po presim analizat”, thanë në një përgjigje nga emergjenca për Gazetën Enigma.

Related Articles