U organizua ndeshja për nderë të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit

U organizua ndeshja për nderë të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit

Të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit dhe KF Llapi, ka organizuar ndeshjen e parë memoriale për nderë të katër ish-futbollistëve të Llapit, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare: Kujtim Aliu,  Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu.

Në këtë ndeshje u përballën, ekipi i Veteranëve të Llapit dhe Përfaqësuesja e Veteranëve të Kosovës. Nga afër këtë ndeshje e ndoqi edhe presidenti Agim Ademi. Pas një loje interesante fitores iu gëzuan Veteranët e Përfaqësues së Kosovës me rezultat 2:0.

Related Articles