U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova

U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova

I riu nga Gjilani, Ermelind Kastrati, i cili muaj më parë kishte bërë të ditur se u largua  nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh, ka vendosur të largohet nga vendi, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se tashmë ka fituar vizë drejt Evropës, por për arsyje të panjohura, ai tashmë e ka fshirë postimin nga rrjeti social Facebook.

I riu Gjilani ishte njëri nga rekrutët e larguar nga FSK-ja për shkak se kishte një tatuazh në krahun e tij.

Ai kishte treguar se tatuazhin e ka bërë pasi ka aplikuar në FSK, për ushtar.

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, ishin vargjet e famshme të Agim Ramadanit që ai i kishte përjetësuar në tatuazh.

Related Articles