45 ankesa kundër Ligjit të pagave

45 ankesa kundër Ligjit të pagave

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri u kanë marr më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë.

E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.

Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.

  1. Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë:
  2. Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
  3. Sindikata e Policisë së Kosovës
  4. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
  5. Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
  6. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
  7. Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
  8. Këshilli Prokurorial i Kosovës
  9. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  10. Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
  11. Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
  12. Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
  13. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
  14. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  15. Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
  16. Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
  17. Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
  18. Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
  19. Auditorët e brendshëm
  20. Infermierët
  21. Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
  22. Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës

Related Articles