U përmend në bisedën Kusari – Simiq, reagon Uran Ismaili i PDK-së

U përmend në bisedën Kusari – Simiq, reagon Uran Ismaili i PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Uran Ismajli ka komentuar sot rrjedhjen e përgjimeve në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Ai përmes një konference për media Ismajli tha se duhen sqarime shtesë nga pushteti lidhur me këtë çështje.

“Zbardhja e bisedës në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe atij të Listës Serbe, Slavko Simiq paraqet fakte të panjohura deri më tash, çështje që janë problematike dhe që nevojiten sqarime shtesë nga pushti aktual. Dëshmohet se ky pushtet ka komunikuar dhe është koordinuar me një njeri të kërkuar nga Policia e Kosovës  dhe që është në listën e zezë të Amerikës e Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq”, ka thënë ai.

Përmes këtyre përgjimeve, Ismaili tha se është dëshmuar bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe.

“Dëshmohet bashkëpunimi i fshehtë i VV-së me Listën serbe kur dihet se kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk kanë koalicion e as bashkëpunim. Dëshmohet edhe njëherë mendësia e këtij pushteti që kudo dhe në çfarëdo rasti e përqesh dhe denigron veprën e UÇK-së. Kësaj here para përfaqësuesit të Milan Radojçiqit duke u ankuar për veteranët dhe kërkesat e tyre”, tha ai në një konferencë për media.

Ai e ka parë shqetësuese temat që sipas tij Kusari-Lila i ka diskutuar me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

“Ky është skandali më i madh politik i këtij pushteti. Ky bashkëpunim në çështje me rëndësi siç është energjia, zgjedhja e gjyqtarëve të GJK, votimi kundër tërheqjes së parave të Trustit, të gjitha janë ose në koordinim me Milan Radojqiqin ose me bekimin dhe aprovimin e tij. Bisedat me bandat kriminale në veri nuk sjellin asnjë të mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

E përfitues sipas tij nga kjo bisedë janë vetëm bandat kriminale në veri.

“Bashkëpunimi me një parti që përfaqeson qytetarët serbë në Kuvendin e Kosovës, në vete nuk është problem. Por, duke e mbajtur të fshehtë këtë bashkëpunim, e duke i gënjyer qytetarët se asnjëherë nuk kanë pasur bashkëpunim me ta, është një tjeter hipokrizi e pushtetit aktual. Kryeministri Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila kanë obligim që të japin llogari për tërë këtë situatë. Tendenca për ta normalizuar koordinimin dhe komunikimin me Milan Radojçiq veçse e thellon dhe e bën bashkëpjesëmarrëse tërë Qeverinë në këtë skandal. Milan Radojçiq është një person i kërkuar nga Policia e Kosovës, si për Mimoza Kusarin, edhe për Albin Kurtin, dhe nuk mund ta trajtojmë këtë bashkëpunim si diçka të zakonshme e normale. Propaganda e shfajësimi nuk janë e vërteta. E vërteta është se biseda me Radojçiqin ka ndodhur, është pranuar nga Mimoza Kusari-Lila, dhe çdo gjë perpos llogaridhënies para qytetarëve dhe drejtësisë është tentim për të vazhduar fshehjen e së vërtetës ”, tha ai.

PDK e konisderon të pamoralshme dhe të pafalshme njollosjen e veterenaëve të UÇK-së nga Mimoza Kusari-Lila përballë përfaqësuesve të Listës Serbe.

“Ushtria Çlirimtare e Kosoves është historia e lavdishme e kombit tonë dhe secili ushtar e ushtare meriton vlerësim të perjetshem nga gjithë ne. Rrëfimi i saj para përfaqesuesit të Milan Radojçiqit për gjendjen dhe situatën me veteranët e UÇK-së, është i pafalshëm dhe denigrues për secilin qytetar. Ismaili ripërsëriti kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza dhe stagnimi, që ka prodhuar Qeveria Kurti.

“Ky skandal nuk është problemi i vetëm i këtij pushteti. Stagnimi në ekonomi, shëndetësi, arsim, çmimet e larta dhe migrimi i vazhdueshëm, e izolimi i Kosovës, janë dështime të vazhdueshme të kësaj Qeverie. Dalja nga kjo krize dhe ky stagnim – prodhuar nga kjo Qeveri – ka vetëm një rrugë: zgjedhjet, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që me vote ta ndryshojnë për të mirë jetën në Kosovë”, tha ai.

“Nuk o mora me ofendimet personale që kanë ndodhur sepse ka gjëra tjera më me rendësi. Nuk është e lehtë kur dikush dëgjon duke të ofenduar pa ndonjë arsye e në mënyrë personale për bindjet e tua politike. Por ofendimi më i madh është dujke ju bërë qytetarëve të Kosovës”, tha ai

Related Articles