U prodhuan vetëm 50 njësi, shiten për 17 minuta e 28 sekonda – Citroen My Ami Buggy që ka vetëm 8 kuaj-fuqi (FOTO)

U prodhuan vetëm 50 njësi, shiten për 17 minuta e 28 sekonda – Citroen My Ami Buggy që ka vetëm 8 kuaj-fuqi (FOTO)

Kompania Citroen për një kohë të shkurtër, ka shitur të gjitha 50 njësitë e veturës My Ami Buggy.

Citroen filloi prodhimin e veturës gjatë javës së kaluar, e të gjitha njësitë e planifikuara u shitën shpejtë, më saktësisht për 17 minuta e 28 sekonda.

My Ami Buggy është dedikuar enkas për tregun francez, e shpërndarja e veturave do të bëhet në gusht.

Kjo veturë nuk ka dyer, por një lloj rrethoje që parandalon pasagjerin të bie nga mjeti motorik.

Këtë veturë e vë në lëvizje motori që prodhon 8 kuaj-fuqi, e aty është edhe bateria prej 5.5 kWh.

Shpejtësia maksimale e veturës është 48 kilometra në orë, kurse me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 76 kilometra.

Citroen My Ami Buggy filloi “jetën” si koncept në dhjetor të vitit të kaluar.

Related Articles