Një person është gjetur i vdekur në Mitrovicë të Veriut, pasi që ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
Ai e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”. Elshani theksoi se trupin e kanë gjetur te “Tre Rrokaqiejt”.
Ndryshe, zhdukjen e tij e kishte raportuar në Policinë e Kosovës vëllai i tij.
“Me 11.11.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.