Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot ka njoftuar se KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar kërkesat për përshtatjen e të Hyrave të Lejuara për vitin 2025, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tyre këto kërkesa janë paraqitur në përputhje me kërkesat ligjore dhe tashmë janë publikuar në faqen zyrtare të ZRRE-së.
Ky raport do të përmbajë analiza dhe rekomandime, ku pas shqyrtimit të sugjerimeve të marra gjatë konsultimit publik, ZRRE do të përgatisë vlerësimin përfundimtar, i cili do t’i dorëzohet Bordit të ZRRE-së për miratim.
“Ky proces synon të garantojë transparencë dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje. Çdo spekulim lidhur me rritjen e tarifave, përpara publikimit të raportit të ZRRE-së, është i pavërtetë dhe i pabazuar”.
“Deri në publikimin e raportit për konsultim publik, ZRRE-ja nuk mund të japë asnjë qëndrim për mundësinë e ndryshimeve të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Çdo spekulim lidhur me rritjen e tarifave, para se të publikohet raporti i ZRRE-së për konsultim publik, është i pavërtetë, i paargumentuar dhe nuk duhet të merret parasysh”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/