Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se ministrja në fjalë e ka shpërblyer prokuren që ka arrestuar kryetarin në Istog, Haki Rugovën.
Përmes një rrjeti social, Facebook, ajo ka thënë se këtij lajmi nuk mund t’i thotë asgjë tjetër përveç se “Fake News”.
Tutje, Haxhiu ka premtuar padi për shpifje ndaj autorës së artikullit dhe mediumit shtetëror.
“Me qëlllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar”, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, RTK gjatë ditës ka raportuar se prokurorja e Valbona Disha Haxhosaj është shpërblyer nga ministrja Haxhiu për shkak se arrestoi një ndër figurat kryesore të LDK-së, Haki Rugovën.